MENU
klinika

Heq dorë nga gara për president

Trump, jo më në rrezik nga ky miliarder!

04.03.2020 - 19:47

Ish-kryetari i Nju Jorkut dhe miliarderi, Michael Bloomberg, i dha fund garës për president të Shteteve të Bashkuara, pas rezultateve të dobëta që mori në të ashtuquajturën Super të Martë.

“Tre muaj më parë, unë i jam bashkuar garës për president për të mposhtur Donald Trumpin. Sot, po e lë këtë garë për të njëjtën aryse”, tha Bloomberg. Ai ka shpenzuar më shumë se gjysmë miliardi dollarë në garën për t’u bërë kandidat i Partisë Demokratike.

Ai tha se tani do ta mbështesë Joe Bidenin në këtë garë. “Unë gjithmonë kam besuar se mposhtja e Donald Trumpit nis me bashkimin pas kandidatit që i ka shanset më të mira. Pas votimeve të djeshme, është e qartë se ai kandidat është miku im dhe një amerikan i madh, Joe Biden”, tha Bloomberg.

Të martën, në 14 shtete të SHBA-së janë mbajtur zgjedhjet paraprake për kandidatin e Partisë Demokratike.

Bloomberg ka arritur të fitojë vetëm në Samoan amerikane, ndërsa Biden ka fituar në nëntë shtete.

Partia Demokratike do ta zgjedhë në verë kandidatin e saj që do të sfidojë presidentin aktual, Donald Trump, në zgjedhjet e nëntorit. Aktualisht, më të pëlqyerit janë Joe Biden dhe Bernie Sanders.

Bloomberg ishte një bankier i Wall Street para se të fillonte të krijonte “perandorinë e botimeve” financiare që mban emrin e tij. Vlera e tij neto është 52bn $ (40bn b), sipas Forbes. Kjo është 17 herë më shumë sesa ajo e Trump (vlerësuar në 3.1 miliardë dollarë). Ai organizoi një fushatë të suksesshme për postin e kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut në 2001, duke qëndruar në detyrë për tre mandate radhazi deri në 2013. Si një filantrop, ai ka dhuruar miliona dollarë për kauza edukative, mjekësore dhe kauza të tjera.