MENU
klinika

"Receta e mamit"

Vetëm me 3 përbërës mund të shijoni biskotat më fantastike me banane

07.03.2020 - 09:30

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 16 minuta

Receta për: 4 persona

INGREDIENTËT

  • 1 gotë miell
  • ½ lugë çaji pluhur pjekjeje
  • ¼ lugë çaji me kripë
  • 1 banane e qëruar

UDHËZIMET

  1. Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.
  2. Në një tas kombinoni të gjithë përbërësit dhe i përzieni mirë. Në fund shtoni edhe bananen e shtypur dhe i përzieni të gjitha bashkë.
  3. Më anë të një luge krijoni disa biskota të vogla dhe i vendosni në një tavë njëra pas tjetrës, ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.
  4. I lini biskotat të piqen për 13-16 minuta.
  5. Më pas i hiqni, i lini disa minuta të ftohen dhe mund t’i shijoni menjëherë.