MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Vuaj nga myku në këmbë. Çfarë duhet të bëj?

02.03.2020 - 13:19

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, jam 50 vjeçe dhe vuaj nga myku në këmbë. Çfarë duhet të bëj?
Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Stina e nxehtë shton problemet e sëmundjeve mykotike të lëkurës. Për mjekët, “faji” është i klimës së nxehtë dhe të lagësht, që përbën një faktor risku për marrjen e infeksionit. Në përgjithësi sëmundjet mykotike prekin gati njëlloj të gjithë ata që ekspozohen ndaj faktorëve shpërthyes. Preken të dy sekset, por më tepër seksi mashkull sesa femër. Kjo shpjegohet me faktin se këto të fundit janë më pak të ekspozuara ndaj ambienteve që favorizojnë këto infeksione, si p.sh., aktivitetet sportive, higjiena jo e përsosur, mënyra e veshjes etj. Për sa i përket moshës, sëmundjet mykotike të lëkurës takohen më tepër tek të rriturit e më pak te fëmijët. Ndër faktorë të brendshëm, më kryesori është mosha, pasi vihet re se prevalenca e këtyre sëmundjeve rritet me rritjen e moshës. Faktorë të tjerë të brendshëm janë dhe disa sëmundje: diabeti, mbipesha, pacientët që trajtohen me kortizonikë imunosupresore (për sëmundje të tjera). Për më tepër do ju këshilloja një vizitë tek dermatologu.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dy përbërësit që bëjnë mrekulli!

Keni këmbë të çara dhe me kallo?