MENU
klinika

"Receta e mamit"

Kompletoje ditën tënde me një cheesecake me biskota dhe çokollatë

05.04.2020 - 12:35
  • Persona: 6
  • Koha e përgatitjes: 30 minuta
  • Koha e gatimit: 2 orë
Kjo ëmbëlsirë përgatitet më lehtë nga sa e keni menduar!

INGREDIENTËT

  • 300 gram biskota me çokollatë
  • 80 gram gjalpë i shkrirë
  • 10 gram xhelatinë
  • 250 krem djathi
  • 250 gram maskarpone
  • 100 gram sheqer pluhur
  • 1 pako vanilje
  • 300 gram pana
  • 100 gram çokollatë
  • 100 gram pana për ëmbëlsira

UDHËZIMET

  1. Në një enë të madhe të madhe shtoni biskotat e grira imët dhe gjalpin e shkrirë. Trazojini mirë.
  2. Vendosini si bazë në një formë rrumbullake specifike për cheesecake. Vendosini në frigorifer për të paktën 30 minuta.
  3. Ndërkohë në një enë tjetër zbusni xhelatinën në ujë të ftohtë. Më pas shkrijeni në 50 ml pana të nxehtë.
  4. Në një enë tjetër rrihni me një rrahëse elektrike kremin e djathit dhe maskarponen.
  5. Shtoni sheqerin pluhur, vaniljen, panën për ëmbëlsirë, 100 gram biskota të thërrmuara dhe xhelatinën që shkrirë në pana.
  6. Mbushjen që përgatitët e vendosni me kujdes tek forma e kekut. Nivelojeni mirë. Futeni përsëri në frigorifer.
  7. Në një enë shkrini çokollatën dhe panën për ëmbëlsira. I trazoni mirë. Ia shtoni sipër ëmbëlsirës dhe me ndihmën e një spatule përhapeni mirë.
  8. E fusni përsëri në frigorifer dhe pas dy orësh mund të shijoni (që forma e ëmbëlsirës të jetë forcuar disi). Ju bëftë mirë!