Presidenti i UFC-së, Dana White, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, ka bërë me dije se Khabib Nurmagomedov nuk do të jetë pjesë e eventit UFC-249, që do të zhvillohet më 18 prill.
Numri 1 i arteve marciale mikse u shpreh se ky event do të zhvillohet, por kampioni i botës në peshën e lehtë, rusi Khabib Nurmagomedov, nuk do të jetë pjesë e tij. Khabib duhej të mbronte titullin ndaj Tony Ferguson, por për të pestën herë kjo përballje është anulluar.
“Ky event do të zhvillohet. Nesër do të bëj publike duelet e këtij eventi, por Khabib nuk do të jetë pjesë e UFC-249”, – tha White. Rusi është në vendlindjen e tij dhe i bllokuar për shkak të coronavirus, pasi Rusia ka pezulluar uturimet ajrore. Nesër pritet të zyrtarizohet edhe rivali i Ferguson, që pritet të jetë Justin Gaethje.