MENU
klinika

"Receta e mamit"

Aperitiv i thjeshtë avokadosh mbushur me karkaleca

24.04.2020 - 15:02

Koha e përgatitjes: 5 minuta

Koha e gatimit: 3 minute

Receta per: 4 persona

INGREDIENTËT

  • 2 avokado të ndara përgjysmë
  • ½ e limonit
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 350 gram karkaleca të qëruar e pastruar
  • Kripë, piper për shije
  • Për salcën:
  • 2 lugë gjelle majonezë
  • ½ lugë kafe me xhinxher pluhur
  • Pak kripë

UDHËZIMET

  1. Pasi i keni ndarë përgjysmë avokadot u hiqni tulin me një lugë. Sipër i spërkasni avokadot me limon në mënyrë që të ruajnë ngjyrën jeshile.
  2. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqni karkalecat me pak kripë e piper.
  3. I skuqni për 2-3 minuta nga secila anë. I shtoni pak lëng limoni.
  4. Ndërkohë në një tas përzieni majonezën, xhinxherin dhe pak kripë.
  5. I shtoni karkalecat dhe i përzieni mirë.
  6. Tani mbushni avokadot me karkalecat që gatuat.
  7. I servirni me pak majdanoz dhe disa feta limoni nëse dëshironi.