MENU
klinika

Nga Bloomberg

Asnjë krizë nuk krahasohet me këtë pandemi!

07.04.2020 - 15:59

Kur 27 liderët e Bashkimit Evropian arritën për herë të fundit të mblidheshin personalisht, ata as nuk folën për koronavirusin.

Ishte 21 shkurt,. Ata diskutuan 28 orë për buxhetin e komplikuar të BE-së. Pas disa javësh, gjithçka ndryshoi. Pandemia u përhap dhe blloku u gjend përballë krizës së tij të ardhshme ekzistenciale.

Udhëheqësit dhe zyrtarët, të paaftë për t’u takuar ballë për ballë,  janë grindur në telefon, disa duke fajësuar njëri-tjetrin për përgjigje të ngadalta dhe mosgatishmëri për të ndihmuar.

Ndarjet e vjetra janë rishfaqur, me veri në dukje se nuk kanë dëshirë të shpëtojnë nga jugu.

BE përballet me sfidën e saj më të madhe që kur u krijua pas Luftës së Dytë Botërore, tha kancelarja gjermane Angela Merkel të hënën pas kthimit nga një karantinë 12-ditore. “Të gjithë janë goditur në mënyrë të barabartë nga kjo dhe duhet të jetë në interes të të gjithëve dhe të Gjermanisë që Evropa të dalë më e fortë nga ky test,” tha ajo.

Vendimet që BE do të marrë gjatë javëve të ardhshme do ta formësojnë atë për vitet në vazhdim.

Dallimi kryesor midis kësaj krize dhe krizës që filloi në Greqi në fund të vitit 2009 është se efektet e pandemisë, me njerëz që ende vdesin, janë të panumërueshme.

Këtë herë, askush nuk e di se si ose kur do të përfundojë pandemia dhe udhëheqësit kanë më pak kontroll se kurrë. BE nuk mund të përdorë përgjigje ekonomike “nga libri”, tha kryeministri italian Giuseppe Conte javën e kaluar.

Projekti i integrimit evropian është përcaktuar nga aftësia e tij e qëndrueshme për t’u përballur me fatkeqësitë.

Macron, u tha homologëve të tij muajin e kaluar se “mbijetesa e projektit Evropian” po vihej në diskutim.

“Përgjigja fillestare e vonuar dhe kaotike e BE-së dhe dështimi i saj për të koordinuar ka dobësuar reputacionin e saj dhe ka siguruar terren pjellor për euro-skeptikët,” tha Agata Gostynska-Jakubowska, studiuese e lartë e kërkimit në Qendrën për Reformën Evropiane në Bruksel.

Që nga samiti i 21 shkurtit, udhëheqësit kanë mbajtur tre videokonferencash, njëra më e keqe se tjetra, sipas zyrtarëve.

Një sondazh i opinionit të institutit Noto Sondaggi i botuar më 29 mars tregoi se 72 përqind e njerëzve besojnë se Evropa nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar Italinë të merret me krizën.

Javën e kaluar, administrata e BE pranoi se ata kishin bërë gabime. Në një letër për gazetën italiane La Repubblica, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pranoi se blloku e kishte shumë vonë seriozitetin e situatës.

Me bllokun që vlerëson se çdo muaj mbyllje nënkupton 3 përqind më pak nga prodhimi i brendshëm bruto vjetor, udhëheqësit përballen me një sfidë për ekzistencën e  BE-së dhe kërcënimi nuk është i fundit.

Përkthyer dhe përshtatur nga Bloomberg/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidentja e Ke-së: Duhen investuar shumë miliarda

“Evropa ka nevojë për një Plan Marshall”

Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Varhelyi

“BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin”