15.04.2020 - 14:48
Receta per: 4 persona
Ide brilante që e gjithë familja juaj të fillojë të hajë avokado!
INGREDIENTËT
- 2 avokado të mëdha
- 1 lime
- ½ gotë miell
- 2 vezë
- 1 gotë e gjysmë me galetë
- Ketchup ose salcë kosi për shoqërim
UDHËZIMET
- Avokadot i lani, i qëroni dhe i prisni në feta-feta .
- Në një tas rrihni vezët, i shtoni lëngun e limes gradualisht.
- Merrni fetat e avokados, i lyeni si fillim me miell, më pas me vezë dhe në fund me galetë.
- Në fund i skuqni avokadot në një tigan me vaj të paranxehur luledielli.
- I servirni në pjatë me një letër kuzhine poshtë për të thithur vajin e tepërt. Shijojini sipas dëshirës me salcë kosi ose ketchup!