MENU
klinika

"Kina e humbi Evropën..."

BE, jo më e varur nga Kina!

23.04.2020 - 11:21

Marrëdhëniet midis Kinës dhe Bashkimit Evropian janë përkeqësuar me keqtrajtimin e pandemisë së koronavirusit nga vendi komunist, dhe BE tani kërkon më shumë autonomi, për rimëkëmbjen nga kriza.

Diplomatët paralajmëruan për rritjen e zemërimit për sjelljen e Kinës gjatë pandemisë, përfshirë pretendimet për mashtrim çmimesh nga furnitorët kinezë të pajisjeve mjekësore dhe për të qenë të paturpshëm në lidhje me mënyrën se si veprimet e saj shikohen nga vendet e tjera.

“Gjatë këtyre muajve Kina ka humbur Evropën,” i tha Bloomberg News Reinhard Buetikofer, një ligjvënës i Partisë së Gjelbër, që kryeson delegacionin e Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Kinën.

Buetikofer përmendi zemërimin për “menaxhimin e së vërtetës” të Partisë Komuniste Kineze në fazat e hershme të virusit, një qëndrim “jashtëzakonisht agresiv” nga Ministria e Punëve të Jashtme në Pekin dhe “propagandën”.

“Kjo është përhapja e një qëndrimi që nuk e përcakton vullnetin për të krijuar partneritete, por vullnet për t’u thënë njerëzve se çfarë të bëjnë.”

Disa anëtarë të BE-së po ndjekin politika për të zvogëluar varësinë e tyre nga Kina komuniste.

“Tani atmosfera në Evropë është mjaft toksike kur bëhet fjalë për Kinën,” i tha Bloomberg Joerg Wuttke, presidenti i Dhomës së Tregtisë së BE në Kinë.

“Kur jeta e njerëzve është në rrezik, asgjë nuk ka më shumë rëndësi se sa të shpëtosh jetë. Është e kotë të argumentosh për meritat e sistemeve ose modeleve të ndryshme sociale, “tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Zhao Lijian në një konferencë për shtyp në 17 Prill.

Kina, tha ai, ishte e gatshme të punojë me bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë vendet evropiane, për “të ruajtur bashkërisht shëndetin dhe sigurinë e gjithë njerëzimit.”

Pavarësisht kësaj, udhëheqësit e Këshillit Evropian vendosën “hartën e rrugës” në një videokonferencë të enjten me 27 krerët e qeverive të BE-së, të cilët do të nënshkruajnë në një paketë ndihme prej 584 miliardë dollarësh për të mbrojtur kompanitë, punëtorët dhe qeveritë, raportoi Politico.

Dokumenti u bën thirrje anëtarëve të “investojnë në zinxhirë vlerash strategjikë dhe të zvogëlojnë varësinë e tepërt nga vendet e treta”, një referencë e qartë kjo, për Kinën.

Një fond rimëkëmbjeje ishte gjithashtu në axhendën e së enjtes për të filluar ekonominë e BE pasi qeveritë të fillojnë të lehtësojnë bllokimet e vendosura për të ndaluar përhapjen e pandemisë.

Përkthyer dhe përshtatur nga New York Post/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si e shkatërroi besimin

“Kina e ka humbur Europën…”

Euroskepticizëm apo eurorealizëm?

“Ballkanizimi” i Evropës