MENU
klinika

Nga Financial Times

BE po luan dhe zjarrin dhe ky është shansi i fundit!

05.04.2020 - 16:57

Heroi i bashkimit italian Giuseppe Garibaldi thuhet se ka deklaruar gjatë betejës vendimtare në Calatafimi: “Ose e bëjmë Italinë ose vdesim”.

Lufta e tanishme mund të përmblidhet: “Ose e bëjmë Evropën ose Evropa do të vdesë.”

Arsyeja është e thjeshtë. Një komb është më shumë se një grup traktatesh ekonomike: është një grup vlerash të përbashkëta dhe premtim për të qëndruar përkrah njëri-tjetrit.

Garibaldi e bashkoi politikisht Italinë. Në shpatet e malit Grappa dhe brigjeve të lumit Piave, nuk kishte sicilianë, milanezë ose neapolitanë: ata ishin italianë që mbronin tokën e tyre të përbashkët. Solidariteti është shumë i rëndësishëm solidaritet në momentet më të këqija të një kombi.

Një bashkim i suksesshëm dhe i qëndrueshëm, si SHBA, ndihmon anëtarët e tij në nevojë. Kur New Orleans u godit nga Uragani Katrina, përgjigjja fillestare e tronditi kombin. Kongresi më pas dërgoi 71 miliardë dollarë ndihmë, më shumë se një të tretën e produktit të brendshëm bruto të Luizianës.

ITALY - CIRCA 2003: Giuseppe Garibaldi (1807-1882) at the Battle of Calatafimi, May 15, 1860, engraving. Expedition of the Thousand, Italy, 19th century. (Photo by DeAgostini/Getty Images)

Shtetet e tjera të SHBA-së nuk u ankuan se njerëzit e Luzianës ishin dembelë , siç ish-kreu i eurogrupit të ministrave të financave, Jeroen Dijsselbloem, tha në mënyrë të turpshme për evropianët e Jugut.

71 miliardë dollarët nuk ishin bamirësi, ishte solidaritet. Një studim i fundit tregon se gatishmëria e amerikanëve për t’u bërë vullnetarë në Luftën e Dytë botërore ishte e lidhur drejtpërdrejt me ndihmën që familjet e tyre morën gjatë Depresionit të Madh. John F Kennedy mundi të frymëzonte amerikanët duke pyetur se çfarë mund të bënin për vendin e tyre, sepse ata e dinin mirë se çfarë kishte bërë vendi i tyre për ta.

Por çfarë ka bërë BE për Evropianët?

Për momentin, BE-ja është pak më shumë sesa një shprehje gjeografike me një bankë qendrore të përbashkët.

Në BE ka qenë e vështirë edhe të vendoset  për heronjtë në kartëmonedha tona. Në të ardhmen, ato mund të kenë portretin e Mario Draghi, ish-guvernatorit të bankës qendrore. Por aktualisht këto kartëmonedha paraqesin ndërtesa joekzistente.

Gjashtë vjet më parë iu luta  kryeministrit të atëhershëm të Italisë Matteo Renzi që të përdorte fitoren e tij të madhe politike në zgjedhjet parlamentare evropiane për të nxitur një program të sigurimit të papunësisë në mbarë BE. Fatkeqësisht, Renzi nuk e pranoi idenë. Ndjenja anti-BE vetëm u rrit.

Jean Monnet, një nga baballarët themelues të BE, thoshte: “Evropa do të formësohet në kriza”.

Pandemia është kriza më e madhe që nga lufta e dytë botërore.

Lajmi i mirë është se kemi filluar të shohim ndonjë veprim. Brukseli ka propozuar një program të ri të sigurimit të papunësisë me kohë të shkurtuar për të ndihmuar vendet e BE më të prekura nga Covid-19.

BE po luan me zjarrin. Ky është shansi i fundit i Evropës. Ose BE tregohet e gatshme për të ofruar ndihmë për vendet anëtare që janë në vështirësi ose nuk ka asnjë arsye pse të ekzistojë.

Përkthyer dhe përshtatur nga Financial Times/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidentja e Ke-së: Duhen investuar shumë miliarda

“Evropa ka nevojë për një Plan Marshall”

Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Varhelyi

“BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin”