MENU
klinika

"Receta e mamit"

Bukë me banane dhe karota, për t’i shtuar lezetin vakteve tuaja!

03.04.2020 - 14:10

Koha e përgatitjes: 20 minuta

Koha e gatimit: 40 minuta

Receta për: 5 persona

Bukë me banane, karota, por edhe me një dorë rrush të thatë. Kaq e mirë për t’u ngrënë e tëraaa!

INGREDIENTËT

  • 2 gota miell
  • 2 banane të qëruara
  • 1 gotë me karota të grira imët në rende
  • 2 vezë të rrahura mirë
  • ½ filxhan me qumësht
  • ¼ filxhan me shurup panje
  • ½ filxhan me rrush të thatë
  • ½ filxhan çaji me arra të grira
  • ½ filxhan me copëza çokollate

UDHËZIMET

  1. Parangrohni furrën në 220 gradë celsius.
  2. Në një tas të madh shtoni miellin. Ndërkohë në një enë tjetër bashkoni bananet e shtypura, karotat, vezët, qumështin, shurupin e panjes dhe i përzieni mirë derisa të krijoni një masë homogjene.
  3. Tani e shtoni tek mielli dhe e përzieni mirë të gjithën. Shtoni rrushin e thatë, copëzat e çokollatës dhe arrat.
  4. Merrni një formë specifike dhe shtroni në të masën që përgatitët dhe e niveloni mirë me ndihmën e një spatule.
  5. Në krye mund të t’i vendosni disa rripa bananeje.
  6. E fusni në furrë për 35-40 minuta ose derisa ta shikoni që buka është pjekur tërësisht.
  7. E lini pak të ftohet para se ta ndani në feta. Ju bëftë mirë!