MENU
klinika

Koronavirusi

Cila është strategjia e Evropës?? Nuk e ka një të tillë!

14.04.2020 - 15:52

Gjithnjë e më shumë flitet një strategji daljeje. Disa qeveri evropiane po kërkojnë mënyra për të lehtësuar masat e rrepta për të frenuar koronavirusin.

Qeveria spanjolle njoftoi se do të lejojë që biznese të caktuara dhe fabrikat të rihapen. Në Gjermani, një grup ekspertësh kanë rekomanduar që shkollat ​​të rinisin përsëri. Austria tashmë po heq kufizimet.

Vende të tjera evropiane janë në kërkim të një strategjie daljeje ndërsa qeveritë mundohen të zbehin ndikimin e virusit që i ka dhënë fund përkohësisht një mënyre të jetesës që u mor aq shumë si e mirëqenë.

Në të kundërt, Irlanda, Britania dhe Franca nuk po rrezikojnë. Në një fjalim televiziv mbarëkombëtar në 13 Prill 2020, Presidenti Emmanuel Macron njoftoi se mbyllja e Francës do të vazhdojë deri më 11 maj.

Është shumë e vështirë të parashikosh se si do të duket Evropa pasi të ketë kaluar kjo pandemi. Tashmë kanë filluar debatet për punën nga shtëpia, për mënyrën sesi sistemet shëndetësore duhet të përmirësohen dhe për mënyrën sesi ky virus ka ekspozuar mungesën e rezistencës.

Kjo e fundit nuk ka të bëjë vetëm me mungesën e gatishmërisë dhe as me parashikimin e krizave. Bëhet fjalë për forcën e institucioneve demokratike, jo vetëm në Evropë por edhe gjetkë, për t’i rezistuar krizave.

Megjithatë, këto institucione, në shumicën e rasteve, kanë qenë elastike.

Ky është virusi tjetër i Perëndimit: përpjekjet për të minuar institucionet demokratike nga jashtë dhe nga brenda.

Nga jashtë, Kina dhe Rusia fajësojnë të dyja Perëndimin, veçanërisht Shtetet e Bashkuara për fillimin e tij.

Evropa është shumë e ndjeshme ndaj një propagande të tillë. Perëndimi ka dështuar për të marrë përsipër udhëheqjen politike gjatë kësaj pandemie globale.

Arsyeja tjetër për ndjeshmërinë e Evropës është se BE-ja si bllok nuk ka pasur strategji koherente ndaj Kinës dhe Rusisë.

Këto polemika mund të duken të largëta ndërsa qeveritë evropiane luftojnë për të shpëtuar jetë dhe për të përmirësuar pasojat nga koronavirusi.

Por përpjekjet e Kinës nuk janë altruiste apo filantropike. Ato kanë të bëjnë me dobësitë e disa qeverive evropiane dhe aftësinë e tyre.

Mbi të gjitha, veprimet e Kinës kanë të bëjnë me përgatitjen e strategjisë së vet evropiane të daljes, për ditën kur pandemia të ketë mbaruar. Një strategji e tillë ka të bëjë me krijimin e një baze të përhershme në rrjetet e komunikimit të Evropës dhe në projekte të tjera strategjike.

Ndërkohë, pa dyshim që Rusia do të vazhdojë mbështetjen e saj ndaj partive dhe lëvizjeve populiste në një përpjekje për të përçarë BE-në dhe për të dobësuar institucionet e saj demokratike.

Evropa është gjithashtu e ndjeshme nga ata që dëmtojnë demokracinë e saj nga brenda. Kryeministri hungarez Viktor Orbán ka shfrytëzuar pandeminë e koronavirusit për të patur akoma më shumë fuqi duke pezulluar de facto parlamentin e Hungarisë.

Drejtuesit e tjerë të BE kanë reaguar në mënyrën e tyre të zakonshme për këto zhvillime.

Megjithatë, tani institucionet dhe qeveritë demokratike të bëhen më gjithëpërfshirëse dhe më transparente. Kjo do t’i bëjë ata më pak të prekshëm dhe më të përgatitur.

Dhe ka shumë më tepër nevojë për liderët evropianë që nuk e ‘bëjnë’ një sy qorr për demokracitë e tyre nga kërcënimet e jashtme dhe të brendshme.

Kjo duhet të jetë strategjia tjetër e daljes nga Evropa.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidentja e Ke-së: Duhen investuar shumë miliarda

“Evropa ka nevojë për një Plan Marshall”

Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Varhelyi

“BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin”