01.04.2020 - 14:14
Receta per: 4 persona
Nëse ju pëlqejnë ëmbëlsirat praktike dhe me shije vaniljeje, atëherë duhet ta bëni këtë recetë menjëherë!
INGREDIENTËT
- 250 gram miell
- 2 lugë çaji pluhur pjekës
- ½ lugë çaji kripë
- 168 gjalpë pa kripë
- 138 gram sheqer
- 3 vezë
- 1 lugë gjelle vanilje
- 1 filxhan qumësht
- Për kremin në sipërfaqe:
- 1 filxhan me gjalpë pa kripë
- 384 kremi pluhur pasticerie
- 1 lugë gjelle eksrakt vaniljeje
- 1 filxhan me qumësht
UDHËZIMET
- Parangrohni furrën në 200 gradë celsius. Në një enë trazoni bashkë miellin, pluhurin pjekës dhe kripën.
- Shtoni gjalpin, sheqerin dhe i rrihni me një rrahës elektrik deri të bëhet një masë kremoze.
- Shtoni vezët dhe i përzieni derisa përbërësit të kombinohen mirë me njëri-tjetrin.
- Shtoni vaniljen, qumështin dhe vazhdoni t’i përzieni.
- Merrni format specifike për këto ëmbëlsira dhe mbushni secilën hapsirë me masën që përgatitët. I fusni në furrë për 16-18 minuta.
- Për mbushjen rrihni në një enë gjalpin, kremin pluhur, qumështin dhe vaniljen. Masa duhet të bëhet kremoze. Përpara se t’i vendosni sipër mbushjen, cupcaket duhet të jenë ftohur plotësisht.
- Mbushni secilën cupcake sipër, me ndihmën e një qese kuzhine. Gati për t’i ngrënë?