24.04.2020 - 15:00
Receta per: 12 persona
Nëse e keni lënë gatimin për në momentet e fundit, kjo recetë ju nxjerr faqebardhë!
INGREDIENTËT
- ½ lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër
- ½ gotë me galetë (bukë e thekur e grirë)
- 12 domate (të vogla në madhësi dhe rrumbullake)
- 150 gram djathë dhie i thërrmuar
- 2 lugë gjelle mjaltë
- 2 qepë të njoma jeshile grirë imët
- Majdanoz ose borzilok i freskët
UDHËZIMET
- Në një tigan me pak vaj ulliri shtoni galetën dhe e lini për 2 minuta në zjarr mesatar. E përzieni vazhdimisht dhe më pas e lini mënjanë.
- Lani domatet. Me ndihmën e një thike i hiqni kokën dhe më pas me një lugë pastroni tulin e brendshëm.
- Kështu veproni me të gjitha domatet. Këtë tul mund ta përdorni për një salcë të mirë domatesh, për pastat tuaja të preferuara.
- Ndërkohë në një tas të madh bashkoni djathin e dhisë, mjaltin, qepën jeshile, borzilokun dhe i trazoni mirë.
- Merrni 1 lugë gjelle nga kjo përbërje dhe mbushni domatet me radhë. Sipër i shtoni pak galetë dhe pak borzilok
- Shijojini të ftohta!