INGREDIENTËT
- 1 pako peta
- 300 gr gjalp
- 300 gr arra
- Pak kanellë
- 200 gr hallvasi (sipas dëshirës )
- Për shërbetin: 1 kg sheqer
- 750 ml ujë
- 3 feta limon
- 2-3 karafil
UDHËZIMET
- Fillimisht sheqerin e vendosim në ujë të ftohtë me 2 feta limon, 1 shkop kanelle dhe 3-4 copë karafil. E vendosim tenxheren në zjarr dhe e lemë sa të marrë valë, e lemë 5 minuta dhe më pas e largojmë të ftohet.
- Ndërkohë vendosim gjalpin në një tenxhere të vogël të shkrijë. Vendosim arrat dhe pak kanellë në një mikser dhe i grijmë arrat në copëza të vogla.
-
Marrim një petë, e lyejmë mirë me gjalpin e shkrirë dhe mbi të vendosim një petë të dytë duke e puthitur mirë me petën e parë. Lyejmë përsëri petën e dytë me gjalpë dhe më pas përhapim arra në të gjithë sipërfaqen e petës.
-
Në mes të petës vendosim një okllai (në mungesë dy shkopinj shishqebapi të bashkuar horizontalisht) dhe palosim petën në dysh duke mos e larguar okllainë. E rrokullisim petën duke formuar një role të cilën e rrudhosim pak duke lëvizur duart nga anët e rolesë në qendër.
-
E vendosim dredhanikun në një tepsi të lyer me gjalpë dhe kështu vazhdojmë deri në përfundimin e të gjithë petëve. Pasi të jetë mbushur tepsia presim dredhanikun duke e ndarë në pjesë dhe e vendosim në furrë të piqet.
-
Pasi sherbeti të jetë ftohur pak, sherbetosim dredhanikun me arra sapo ta nxjerrim nga furra. E lemë të ftohet mirë dhe më pas e shërbejmë.