MENU
klinika

Sërish paralajmërime

Edhe në kohë koronavirusi, Erdogan nuk heq dorë nga Siria

21.04.2020 - 14:59

Presidenti i Turqisë të hënën akuzoi qeverinë siriane se përfitoi nga preokupimi i botës për pandeminë koronavirus për të rinisur sulmet në veri-perëndim të Sirisë, duke shkelur armëpushimin.

Në një fjalim drejtuar kombit pas një mbledhje të kabinetit, Rexhep Tajip Erdogan kërcënoi të ndërmarrë veprime nëse shkeljet e pretenduara të qeverisë siriane në provincën Idlib vazhdojnë.

“Turqia mbetet e përkushtuar për një marrëveshje që ajo arriti me Rusinë dhe nuk do të heqë dorë”, tha Erdogan.

“Nëse regjimi, i cili ka shkelur armëpushimin dhe kushtet e tjera të marrëveshjes, vazhdon në këtë mënyrë, ai do të paguajë një çmim me humbje të mëdha,” shtoi ai.

Komente erdhën pasi u raportua se kishte patur shkelje dhe shkëmbim zjarri midis trupave dhe forcave të opozitës të mbështetura nga Turqia.

Marrëveshja e armëpushimit u ndërmjetësua në 5 mars midis Rusisë dhe Turqisë, të cilat mbështesin palët kundërshtare në konfliktin sirian. Marrëveshja ndaloi një sulm tre-mujor të qeverisë siriane në fortesën e fundit të rebelëve të vendit.

Ky sulm i mbështetur nga Rusia vrau qindra civilë dhe shpërnguli gati një milion njerëz nga provinca Idlib. Turqia mbështet disa prej grupeve të opozitës në Idlib.

Përkthyer dhe përshtatur nga The National/ konica.al