10.04.2020 - 17:09
Receta per: 4 persona
INGREDIENTËT
- 4 fileto pule të prera hollë
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë gjelle lëng limoni
- 2 lugë gjelle trumzë
- ½ lugë çaji spec i kuq pluhur
- ½ lugë çaji kripë
- ¼ lugë çaji me piper
UDHËZIME
- Lani dhe thani mirë filetot e pulësI kaloni në një tas të madh.
- Sipër i shtoni të gjitha erëzat dhe i marinoni me dorë.
- Mbulojeni tasin me një qese plastike.
- I lini në frigorifer nga 30 minuta-8 orë.
- Kur të ketë kaluar kjo kohë, mund t’i skuqni apo piqni sipas dëshirës filetot e pulës.
- Minimalisht duhen 3-4 minuta nga secila anë. Shijojini!