MENU
klinika

"Receta e mamit"

Gjoks pule krokant, i pjekur e plot shije!

21.04.2020 - 14:09

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Koha e gatimit: 15 minuta

Receta per: 4 persona

INGREDIENTËT

  • 4 gjokse pule të ndara në shirita të vogla
  • Kripë, piper për shije
  • 1 vezë e rrahur
  • 1 lugë gjelle mustardë
  • ¾ gotë me galetë
  • 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
  • 1 lugë çaji me trumzë të tharë
  • Ketchup për shoqëruese

UDHËZIMET

  1. Parangrohni furrën në 200 gradë.
  2. Merrni një tavë dhe vendosni një letër kuzhine.
  3. Gjoksin e pulës e marinoni me kripë e piper.
  4. Në një tas të madh bashkoni vezën e rrahur, mustardën, kripën, piperin.
  5. Në një tas tjetër bashkoni galetën, specin e kuq pluhur dhe trumzën.
  6. Gjokset e pulës i lyeni një e nga një me masën e parë dhe më pas me masën e dytë.
  7. I vendosni njëra pas tjetrës në tavë .
  8. I fusni në furrë për 12-15 minuta.
  9. Shijojini të ngrohta, me ketchup nëse dëshironi!