MENU
klinika

"Receta e mamit"

Granita e lehtë me limon

15.04.2020 - 14:45

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 2 orë

Receta per: 6 persona

INGREDIENTËT

  • 4 gota limonadë e gatshme me limon
  • ½ gotë me lëng ananasi
  • 10 kuba akulli me gjethe menteje brenda

UDHËZIMET

  1. Merrni një tavë dhe shtoni brenda kubat e akullit me mente (që duhet t’i keni përgatitur më parë).
  2. Thërrmojini mirë.
  3. Shtoni lëngun e limonit dhe atë të ananasit.
  4. Futeni tavën në frigorifer për 2 orë.
  5. Çdo 30 minuta e nxirrni nga frigoriferi dhe e kruani akullin me një pirun në mënyrë që të krijohen kristale.
  6. Në përfundim, kur të jetë gati e servirni nëpër gota ose nëpër limonat që i keni hequr tulin e brendshëm më parë.
  7. Sipas dëshirës mund t’i shtoni brenda edhe pak nga pija juaj e preferuar alkoolike (psh vodka ose rum).