MENU
klinika

"Receta e mamit"

Gurabije shtëpie me limon

06.04.2020 - 17:17

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 20 minuta

Receta për: 4 persona

Shumë të thjeshta në përgatitje, shumë të shijshme!

INGREDIENTËT

  • 300 gram miell
  • 100 gram sheqer
  • 7 lugë gjelle vaj
  • 1 vezë
  • lëngu dhe lëkura e 1 limoni

UDHËZIMET

  1. Në një rrihni të verdhën e vezës me sheqerin. Më pas i shtoni të bardhën e vezës që duhet ta keni rrahur paraprakisht.
  2. Shtoni lëngun dhe lëkurën e limonit dhe i përzieni mirë.
  3. Tani i shtoni gradualisht miellin dhe i trazoni të gjitha bashkë.
  4. Filloni e formoni me dorë biskotat tuaja sipas dëshirës, i lyeni me sheqer pluhur dhe i radhisni ne rradhe.
  5. Kështu veproni deri në fund.
  6. I fusni në furrë për 20 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!