28.04.2020 - 15:07
Receta per: 6 persona
INGREDIENTËT
- 500 ml qumësht
- 120 gr oriz me kokërr të rrumbullakët
- 70 gr sheqer
- 2 lugë sheqer me aromë vanilje
- 25 gr miell
- 25 gr niseshte
- 1 lugë maja birrë pluhur
- 2 vezë
- 1 lugë lëng limoni
- 2 lugë gjalpë
- pak pluhur shafrani
- pak kripë
- pak gjalpë dhe miell për të lyer tavën
- pak sheqer pluhur për dekorim
UDHËZIMET
- Vendosim të ziejmë qumështin bashkë me kripën dhe orizin. Shtojmë gjysmën e sheqerit, sheqerin pluhur me aromë vaniljeje, gjalpin dhe shafranin.
- Fikim sobën dhe e lëmë të ziejë të mbuluar me kapak në zjarr të fikur. Ndërkohë ngrohim furrën në 180° C.
- Bashkojmë miellin me niseshten dhe majanë e birrës pluhur. Ndajmë të verdhat e vezëve dhe i tundim bashkë me pjesën tjetër të sheqerit,me lëkurën dhe lëngun e limonit.
- Rrahim të bardhat e vezëve mënjanë dhe i bashkojmë me kujdes të gjithë masën me ndihmën e rrahëses.
- Lyejmë tavën me pak gjalpë dhe miell, vendosim të gjithë masën në tavë duke e sheshuar pak dhe e vendosim të piqet për 50 minuta në furrën e ngrohur më parë në 180° C.
- Mbas pjekjes e lëmë të ftohet dhe e heqim nga tava. Para servirjes e dekorojmë me pak sheqer pluhur.