MENU
klinika

Nga Wall Street Journal

Kina e fshehu koronavirusin apo gënjeu?

20.04.2020 - 13:59

E shqetësuar për imazhin e saj global, Kina tani po përpiqet të mbulojë gabimet e saj.

Regjimi komunist kinez është përpjekur të minimizojë dhe fshehë shtrirjen e koronavirusit me muaj të tërë, duke raportuar se shifrat e rasteve me koronavirus ishin shumë më poshtë se sa duhet të ishin dhe duke shpresuar se pjesa tjetër e botës nuk do e merrte vesh.

Shumë në mediet kryesore ranë pre e kësaj dredhie, por megjithatë, skepticizmi global drejt Kinës me të drejtë ka vazhduar të rritet. Kina lëshoi një raport javën e kaluar që ngriti numrin e vdekjeve në Wuhan, rajoni në të cilin kishte origjinën e virusit, me më shumë se 50%.

Tani Kina po raporton se më shumë se 3,869 njerëz kanë vdekur nga virusi COVID-19 në Wuhan, një rritje prej 1,290 nga shifra e saj e mëparshme.

Numri i çështjeve të konfirmuara gjithashtu shkoi në 50.333. Megjithatë, vetëm disa javë më parë, na u tha që Kina kishte virusin plotësisht nën kontroll.

Ka një shpjegim të thjeshtë: Kina gënjeu.

Kjo duhet të jetë mjaft e qartë, duke marrë parasysh që Presidenti Xi Jinping gënjeu për ekzistencën e virusit në radhë të parë, e minimizoi rrezikun për muaj të tërë, pretendoi se nuk ishte ngjitëse.

Ndërkohë, koronavirusi u përhap, duke vrarë mijëra njerëz më shumë nga sa qeveria do të dëshironte të pranonte, sipas dëshmive të shtetasve kinezë që jetojnë në Wuhan.

Dhe tani që Xi është konfrontuar me këtë mashtrim, qeveria e tij po përpiqet të tërheqë pretendimet e saj të mëparshme.

Por ne nuk kemi arsye të besojmë shifrat e reja të Kinës, e as nuk duhet të mbështetemi në të dhënat e saj.

Ky është një regjim i njohur për pandershmërinë e tij të zakonshme dhe autoritarizmim, një regjim që kujdeset më shumë për imazhin e tij publik sesa shëndetin e komunitetit global.

Dhe kostoja ka qenë vdekjeprurëse.

Përkthyer dhe përshtatur nga Wall Street Journal/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërkohen vullnetarë për testimin

Kina ka gati vaksinën për koronavirusin

Po i shmanget përgjegjësisë?

Kinezët vdesin e presidenti zhduket!