MENU
klinika

Jo gjithçka është siç duket

Koronavirusi, momenti i mundësive për Erdoganin

19.04.2020 - 16:50

Udhëheqësi luftarak i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, nuk ka nevojë të përdorë koronavirusin për të marrë më shumë pushtetin sepse ai ka shumë tashmë.

“Ekziston një sistem i tillë i centralizuar, nuk ka nevojë të ketë një pushtet të mëtejshëm,” thotë Emma Sinclair-Webb, Drejtoreshë e Turqisë për Human Rights Watch.

Sidoqoftë, ajo thotë se ka pasur një përpjekje oportuniste për të rritur kontrollin mbi kompanitë e mediave sociale. Ata u “varrosën thellë” në një projekt-ligj që merrej kryesisht me masa ekonomike për të qetësuar ndikimin e virusit.

Qëllimi, thotë ajo, ishte “të kontrollonin platformat e mediave sociale për t’i bërë që t’i nënshtroheshin kontrollit dhe censurës qeveritare”.

Projekt-ndryshimet u miratuan papritmas, por Sinclair-Webb pret që ato të ndryshojnë në të ardhmen.

Qeveria e Turqisë është e vendosur të kontrollojë narracionin gjatë krizës. Qindra janë arrestuar për “postime provokuese” rreth Covid-19 në mediat sociale.

Pak mjekë kanë guxuar të flasin. “Fshehja e fakteve dhe krijimi i një monopoli informacioni për fat të keq tregojnë mënyrën sesi po qeveriset ky vend,” thotë Ali Cerkezoglu i Shoqatës Mjekësore Turke. “Mjekët, infermierët dhe punonjësit e shëndetësisë janë mësuar me këtë në 20 vitet e fundit”.

Turkish police fine some people who violate the two-day curfew during lockdown in Istanbul, Turkey, 12 April 2020

Avokatja Hurrem Sonmez shqetësohet se shpërthimi është një moment mundësish për Presidentin Erdogan.

“Shoqëria dhe opozita janë më të dobëta për shkak të pandemisë”, thotë Sonmez, e cila ka përfaqësuar të pandehurit në çështjet e fjalës së lirë.

“Të gjithë kanë të njëjtën axhendë – virusi. Prioriteti është të mbijetojmë. Ekziston një shqetësim serioz që situata mund të keqpërdoret nga kjo qeveri.”

Analiza nga Orla Guerin, BBC

Përkthyer dhe përshtatur nga BBC/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja ç'thuhej në memorandumin e tij presidencial

Erdogan kishte folur për një pandemi një vit më parë…

Kumar me 80 milionë jetë

Pse Erdogan gënjeu për koronavirusin?