17.04.2020 - 17:02
Receta për: 4 persona
INGREDIENTËT
- 4 kungulleshka të prera në shirita të trashë
- 1/2 gotë miell
- 2 vezë
- vaj luledielli për skuqje
- Për galetën që lyhen kungujt:
- 1 gotë me galetë
- pak kripë, piper
- 1 lugë gjelle spec i kuq pluhur
- 1 lugë çaji qepë pluhur
UDHËZIMET
- Përzieni bashkë me galetën të gjithë erëzat.
- Kungujt si fillim i lyeni me miell, pastaj me vezë dhe në fund me galetë.
- Kështu veproni deri në fund për çdo shirit kungulli.
- Në fund i skuqni në një tigan ose i piqni në furrën e parangrohur për 20 minuta në 200 gradë. Shijojini!