Pasi kaloi një faturë rekord prej 2.2 trilionë dollarësh javën e kaluar për të ndihmuar miliona amerikanë që humbën jetesën e tyre si rezultat i koronavirusit, Kongresi tashmë po mendon për një faturë tjetër të shpenzimeve.
Por ndërkohë, Kina duhet të paguajë për efektet e koronavirusit të ri që ata lejuan përhapjen e pakontrolluar, ndërkohë që përpiqen të fshijnë gjurmët e tyre dhe gënjejnë botën.
COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri, vazhdon të përfshijë të gjithë botën, duke marrë mijëra jetë dhe duke shkatërruar ekonominë globale.
Megjithë përpjekjet e tyre më të mira, madje edhe mediat liberale nuk mund ta fajësojnë Presidentin Donald Trump për këtë.
Virusi ngjitës e ka origjinën në Kinë, dhe Partia Komuniste Kineze e fshehu atë nga bota për javë të tëra, duke lejuar që ai të përhapej në të gjithë botën dhe në qytetet amerikane.
Si rezultat, një numër rekord i amerikanëve tani janë të papunë.
Megjithëse Trump u përgjigj me vendosmëri 31 janar duke ndaluar udhëtimet nga Kina, koronavirusi tashmë ishte përhapur.
Kina ka investuar 1.7 miliard dollarë në bonot e thesarit të SHBA-së. Tani, ata na kanë bërë një borxh për shkak të asaj që ata kanë bërë, ose më saktë, asaj që ata nuk kanë arritur të bëjnë, me këtë virus.
Dhe megjithëse ne e quajmë veten udhëheqës të botës së lirë, ne thjesht kemi ndenjur dhe kemi parë.
Ne kemi parë gënjeshtrat kineze për numrin e pacientëve të infektuar dhe vdekjet në vendin e tyre.
Ne sërish nuk bëmë asgjë kur një zyrtar i Ministrisë së Jashtme kineze pretendoi se ushtarët tanë ishin përgjegjës për virusin që e ka origjinën në Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei të Kinës.
Kur gjithçka është thënë dhe bërë, ne mund të kemi shpenzuar më shumë sesa buxheti vjetor i SHBA-së për të ndihmuar në ndalimin e këtij virusi që Xi e fshehu.
Ky është virusi i Partisë Komuniste Kineze. Ky është virusi i Xi. Dhe ai duhet të paguante për të.
Mark Green, një mjek i dhomave të urgjencës dhe veteran luftarak i Irakut dhe Afganistanit, është përfaqësuesi amerikan për rrethin e 7-të Kongresit të Tennessee-it. Ai shërben në komitetet e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë dhe Mbikëqyrjes dhe Reformës.
Përkthyer dhe përshtatur nga National Interest/ konica.al