20.04.2020 - 15:28
Receta per: 4 persona
Falë kësaj recete, lulelakrën do e pëlqejë e gjithë familja juaj. Pa naze hiç madje!
INGREDIENTËT
- 1 lulelakër e madhe
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- ½ lugë çaji fara kumini
- ¼ lugë çaji kripë
- ¼ lugë çaji piper i zi
UDHËZIMET
- Parangrohni furrën në 200 gradë.
- Merni një tavë dhe vendosni në të një letër kuzhine.
- Lulelakrën e ndani në lule të vogla.
- Sipër e spërkasni me vaj ulliri, farat e kuminit, kripë, piper dhe i përzieni me duar.
- E fusni në furrë dhe e lini të piqet për 35-40 minuta.
- Shërbejini të ngrohta me majdanoz të freskët, duke i shoqëruar veçanërisht me salcë tahini.