16.04.2020 - 14:37
Receta per: 1 persona
Puding i lehtë dhe i shëndetshëm!
INGREDIENTËT
- 2 lugë gjelle fara chia
- 1/2 filxhan qumësht bajameje ose qumësht sipas dëshirës,
- 1 lugë çaji mjaltë ose reçel
- Luleshtrydhe, boronica ose fruta të tjera sipas dëshirës, për servirje
UDHËZIMET
- Në një enë qelqi shtoni qumështin, farat chia dhe përziejini mirë.
- Shtoni mjaltin dhe vazhdoni përziejini së bashku për 2-3 minuta.
- Mbylleni enën me një kapak dhe vendoseni në frigorifer për së paku 2 orë ose gjatë gjithë natës.
- Nxirreni nga frigoriferi dhe zbukurojeni me frutat tuaja te preferuara sipër. Ju bëftë mirë!