MENU
klinika

"Receta e mamit"

Mini cheesecake me biskota Oreo

16.04.2020 - 14:27

Koha e përgatitjes: 20 minuta 

Koha e gatimit: 3 orë

Receta per: 4 persona

Ta shijosh këtë ëmbëlsirë nga duart tuaja, është më e lehtë nga sa e keni menduar!

INGREDIENTËT

  • 16-18 biskota Oreo
  • 50 gr gjalpë i tretur
  • 175 gram krem djathi
  • 2-3 lugë gjelle sheqer
  • 200 ml krem pana
  • vanilje

UDHËZIMET

  1. Vendosim në një qese 12 biskota dhe i thërrmojmë ato. Pasi i thërrmojmë i vendosim në një tas.
  2. Shtojmë në tas gjalpin e tretur dhe e përziejmë së bashku me biskotat e thërrmuara.
  3. E ndajmë këtë masë në katër gota duke e ngjeshur me majën e një luge.
  4. Rrahim kremin pana sa të ngurtësohet.
  5. Në një tas tjetër përziejmë kremin e djathit me dy ose tre lugë sheqer, vanilje, I përziejmë mirë.
  6. Shtojmë në tasin me krem djathi, lugë-lugë panën e rrahur.
  7. E përziejmë gradualisht derisa të bashkohet bashkë djathi me kremin.
  8. Vendosim kremin e bashkuar në një xhep pastiçerie dhe mbushim gotat, ku si bazë kemi biskotat e thërrmuara.
  9. Zbukurojmë gotat me copëza biskote ose me një biskotë oreo dhe i vendosim në frigorifer për 3 orë. Shijojini!