Kompanitë amerikane, të detyruara të ndërpresin aktivitetin e tyre në përpjekje për të frenuar pandeminë e koronavirusit, mund të rifillojnë në maj, tha sot sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin.
“Që nga momenti që presidenti, Donald Trump,do të jetë i qetë përsa i përket çeshtjes shëndetësore, ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që kompanitë amerikane dhe punëtorët amerikanë të mund të jenë të rifillojnë punën dhe të kenë likuiditetin që u nevojitet për të drejtuar biznesin e tyre”, tha Mnuchin.
Donald Trump, i cili po kandidon për një mandat të dytë, nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të rifilluar sa më shpejt aktivitetin ekonomik.
Shumë biznese, restorante, biznese të vogla u desh të ndalonin veprimtarinë e tyre pothuajse një muaj më parë, duke e zhytur vendin në një recesion serioz. Në tre javë, 16,7 milionë njerëz kanë plotësuar kërkesën për përfitim papunësie.