MENU
klinika

Planet e presidentit rus

Në kohë krize, rusëve i duhet vetëm Putini!

19.04.2020 - 17:10

Në janar, Kremlin mendoi se gjithçka kishte funksionuar.

Do të rishkruante Kushtetutën Ruse, kryesisht për të lejuar Vladimir Putin të qëndrojë për dy mandate të tjera. Pastaj do të zhvillonte një “votim kombëtar” më 22 prill që rusët të mbështesin ndryshimet.

Kritikët e presidentit e quajtën atë një “grusht shteti kushtetues”, por dukej si një marrëveshje e mbaruar.

Covid-19, megjithëkëtë, ka lënë gjithçka në pritje. Presidentit Putin i është dashur të shtyjë votimin: në fund të fundit, si mund t’i thërrasësh njerëzit të dalin dhe të votojnë në mes të një pandemie?

Problemi i Kremlinit tani është që, nëse dhe kur të bëhet votimi, miratimi i një Kushtetute të re mund të jetë gjëja e fundit në mendjet e rusëve.

Koronavirusi pritet të dëmtojë ekonominë, me parashikime për një recesion të gjatë dy vjeçar dhe miliona humbje pune.

Rusët kanë tendencë të fajësojnë zyrtarët vendas dhe burokratët, jo autoritetet qendrore, për problemet e tyre të përditshme.

Por historia tregon se kur njerëzit preken peronalisht, ata zemërohen me drejtuesit e vendit të tyre. Një dhimbje e tillë tani duket e pashmangshme.

Kjo mund të shpjegojë pse udhëheqësi i Kremlinit së fundmi ua ka deleguar pushtetin qeveritarëve rajonalë për të luftuar koronavirusin: tani ata mbajnë mbi supe përgjegjësinë.

Mbështetësit e Presidentit Putin, përfshirë mediat shtetërore, argumentojnë se në një krizë kombëtare Rusia kërkon udhëheqje të fortë, të qëndrueshme më shumë se kurrë, me fjalë të tjera: që epoka e Putinit duhet të zgjatet.

Sa për kritikët e Kremlinit, ata tashmë kanë akuzuar autoritetet për përdorimin e pandemisë për të forcuar kontrollin.

Bllokimi gjithashtu nënkupton që protestat e opozitës nuk mund të zhvillohen: tubimet masive aktualisht janë të ndaluara për të parandaluar përhapjen e virusit.

Analiza nga Steve Rosenberg, BBC

Përkthyer dhe përshtatur nga BBC/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Varhelyi

“BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin”