MENU
klinika

Valentino Rossi

“Nuk do të ishte bukur të tërhiqesha kështu…”

25.04.2020 - 15:04

Garat e Moto GP për fillimin e sezonit janë shtyrë dhe anuluar njëra pas tjetrës dhe ende nuk ka dihet se cila do të jetë gara e parë apo ndoshta do të anulohet i gjithi ky kampionat.

Kjo po krijon probleme për organizatorët dhe pilotët, veçanërisht Valentino Rossit. Garat e para të këtij sezoni do t’i shërbenin Doktorit për të vendosur se çfarë do të bëjë në 2021, të tërhiqet apo të vazhdojë me Yamahan me skuadrën satelite “ Petronas”. Një vendim që Vale duhet të marrë në një kohë të vështirë dhe në një situatë aspak të mirë për shkak të pandemisë së Covid-19.

“Jam në një situatë të vështirë. Siç e kam thënë edhe më parë, opsioni im i parë është të vazhdoj karrierën pasi jam i motivuar dhe kam dëshirë ta bëj një gjë të tillë. Përpara duhet të kuptoj se në cfarë niveli ndodhem, sepse në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar kam vuajtur shumë dhe kjo është e rëndësishme. Në raste kam qenë i ngadaltë. Por nuk do të ishte bukur të tërhiqesha kështu” – tha Rossi.