28.04.2020 - 15:04
Receta per: 4 persona
INGREDIENTËT
- dy tufa barishte aromatike majdanoz ose borzilok të freskët
- 8 vezë
- 4 lugë me panna kuzhine
- dy lugë gjelle me djathë të grirë
- dy luge gjelle me vaj ulliri
- 1 qepë
- 400 gram domate të vogla
- kripë, piper
UDHËZIMET
- Lajmë qepët dhe i grijmë imët. Lajmë domatet dhe i presim për së gjati. Grijmë imët barishtet mbasi i kemi larë dhe tharë me leter kuzhine.
- Rrahim vezët me panën dhe djathin parmigiano,i bashkojmë me barishtet e grira imët, kripën dhe piperin.
- Në një tigan vendosim pak vaj dhe skuqim 1/4 e qepës, shtojme 1/4 e domateve dhe vazhdojmë t’i skuqim për disa sekonda.
- Më pas shtojme dhe 1/4 e përzierjes që kemi berë me vezën dhe e lëmë për 3-4 minuta në zjarr shumë të ulët.
- Në këtë mënyrë vazhdojmë me pjekjen e 3 omëletave të tjera.
- Omëleta shërbehet e ngrohtë. Ju bëftë mirë!