20.04.2020 - 15:25
Receta per: 1 persona
INGREDIENTËT
- 2 feta bukë integrale
- 1 lugë gjelle majonezë
- 3 shirita të hollë me mish pule ( i skuqur paraprakisht me pak kripë)
- 1 fetë djathë picash
- Trumzë e freskët
UDHËZIMET
- I ngrohni fetat e bukës tek tosti i nxehur paraprakisht.
- Më pas e lyeni secilën me majonezë, i shtoni pak trumzë, djathin dhe në fund mishin e pulës.
- I vendosni sipër fetën tjetër të bukës.
- Thekeni në toster për 3-4 minuta derisa djathi të shkrijë.
- E ndani sanduiçin përgjysmë dhe shijojeni!