04.04.2020 - 08:45
Receta per: 5 persona
Pastiço është një recetë shumë praktike dhe nëse i shtoni beshamelin apo mishin e grirë do t’i jepni akoma më shumë shije. Lexoni recetën dhe nisni nga puna!
INGREDIENTËT
- 500 gr makarona
- 500 gr mish të grirë
- 4-5 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 qepë të grira hollë
- 2 thelpinj hudhër
- 400 gr domate
- 1 lugë kafe sheqer
- 1 shkop kanelle
- 1 gjethe dafine
- Kripë, piper
- 1.5 litër qumësht
- 5 lugë niseshte
- 2 lugë gjalpë
- 150 gr djath kaçkavall
- 2 të verdha veze
- pak arrë moskat
UDHËZIMET
- Në një tenxhere me vaj ulliri vendosni mishin e grirë dhe e lini sa të ndryshojë ngjyrë. Më pas shtojmë qepën dhe hudhrën të grirë imët dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta. Shtoni dimatet, kripë, piper dhe gjethen e dafinës.
- Ndërkohë në një tenxhere me ujë dhe kripë vendosni për të zierë makaronat. Filloni përgatitjen e beshamelit. Në një tenxhere vendosim qumështin, niseshten dhe gjalpin.
- E vendosim tenxheren mbi sobë dhe i trazojmë përbërësit derisa të lidhen dhe të behet një masë kremoze. Më pas shtojmë vezët një e nga një si dhe djathin kaçkavall të grirë në rende. E rregullojmë beshamelin me pak kripë, piper dhe arrë moskat dhe e shtojmë tek makaronat (gjysmën e sasisë).
- Lyejmë një tavë me pak gjalpë dhe vendosim gjysmën e sasisë së makaronave, më pas vendosim salcën e përgatitur me mish të grirë. Shtojmë 4-5 lugë beshamel dhe më pas vendosim dhe pjesën tjetër të makaronave.
- Me beshamelin që na teproi bëjmë një shtresë të fundit duke e niveluar mirë pastiçen. E spërkasim në fund me pak djathë dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 40-45 minuta. Ju bëftë mirë!