MENU
klinika

"Receta e mamit"

Patate të mbushura me proshutë të tymosur

05.04.2020 - 12:34
  • Persona: 4
  • Koha e përgatitjes: 15 minuta
  • Koha e gatimit: 20 minuta

INGREDIENTËT

  • 4 patate
  • 150 gram pançetë
  • kripë, piper
  • vaj ulliri
  • borzilok të freskët

UDHËZIMET

  1. Merrni patatet, i lani dhe i qëroni.
  2. Filloni t’i prisni në sipërfaqe, sikurse janë edhe në foto.
  3. I marinoni me pak kripë e piper.
  4. Hapsirat e patateve i mbushni me pançetë.
  5. Tani i vendosni patatet për t’i skuqur në një tigan me vaj të nxehur.
  6. I skuqni mirë nga të dyja anët dhe pas kësaj mund t’i shijoni!