27.04.2020 - 14:58
Receta per: 4 persona
INGREDIENTËT
- 350 gram penne
- 3 thelpi hudhra
- 150 gram kërpudha
- Lëngu i ½ së limonit
- Majdanoz i freskët
- Kripë, piper për shije
- 125 gram kos
UDHËZIMET
- Gatuani pastat sipas instruksioneve.
- Në një tigan me pak vaj skuqni hudhrat, shtoni kërpudhat dhe i lini për 8 minuta.
- Shtoni majdanozin nga fundi dhe e hiqni nga zjarri.
- Në po të njëjtin tigan shtoni pennet e gatuara, kosin, lëngun e limonit, pak kripë dhe piper dhe i përzieni mirë derisa pastat të jenë super kremoze.
- I vini për 1-2 minuta në zjarr dhe më pas i shërbeni të ngrohta. Ju bëftë mirë!