30.04.2020 - 14:30
Receta per: 4 persona
INGREDIENTËT
- ½ filxhan me gjalpë të butë
- ¾ filxhan me sheqer
- 1 vezë e madhe
- 1 lugë çaji me ekstrakt vaniljeje
- 1 gotë e gjysmë me miell
- ¼ lugë çaji pluhur pjekës
- ¼ lugë çaji kripë
- Për kremin:
- 8 lugë gjelle mascarpone
- ½ filxhan me kos grek
- ¼ filxhan me sheqer
- 1 lugë çaji vanilje
- Për fruta:
- Luleshtrydhe
- Kivi
- Mjedra
- Boronica
UDHËZIMET
- Në një tas të madh rrihni me një mikser elektrik gjalpin.
- Shtoni sheqerin, vezën e rrahur dhe vaniljen.
- Më pas shtoni miellin, pluhurin pjekës dhe kripën.
- Punojeni mirë masën dhe e lini brumin të pushojë për 30 minuta.
- Parangrohni furrën në 200 gradë.
- Merrni një tavë të sheshtë rrumbullake dhe shtroni në të petën. E fusni të piqet për 18-20 minuta.
- Ndërkohë rrihni në një tas maskarponen, shtoni kosin, sheqerin dhe vaniljen.
- I rrihni mirë derisa të krijoni një masë kremoze dhe të butë.
- Nxirrni petën dhe e lyeni në sipërfaqe me kremin që përgatitët.
- Në fund e dekoroni me fruta sipas dëshirës, e prisni në feta dhe shërbejeni. Ju bëftë mirë!