MENU
klinika

Kampionët e boksit

Projektohet dueli i madh mes Joshua dhe Furyt

24.04.2020 - 13:42

Promotori më i madh i eventeve sportive në Angli, përfshi edhe boksin, Barry Hearn, është 95% i sigurtë që Anthony Joshua do të përballet me Tyson Fury në fillimin e vitit të ardhshëm. Barry është babai i Eddie Hearn, menaxheri i kampionit të botës Joshua, që mban tre rripat e artë në versionin WBA, IBF dhe WBO.

Në fillim u diskutua një duel mes tyre në verën e këtij viti, madje edhe me dyer të mbyllura, ku Joshua pranoi t’i jepte paradhënie edhe 8 milionë dollarë Fury, vetëm që të pranonte sfidën. Por situata aspak pozitive e përhapjes së COVID-19 ka detyruar që organizatorët të mendojnë për një datë në vitin 2021, por të bëhet që në muajin janar.

Sipas programit, Joshua duhej të ndeshej mes bullgarin Kubrat Pulev në muajin prill, por kjo sfidë tashmë është anuluar dhe asnjë nuk e ka mendjen te ky duel. Edhe triologjia mes Furyt dhe Wilder nuk po flitet më. Edhe tifozët e boksit tashmë janë ngopur me përsëritje sfidash, ndaj e gjitha vëmendja është se kur do të përballet Joshua me Furyn, një duel mes britanikësh.

Nga Arabia Saudite erdhën sinjale për organizimin e ndeshjes në Lindjen e Mesme, por promotorët duan që ky duel të zhvillohet në Angli, ndoshta në Wembly. Nëse do të triumfonte Anthony Joshua, atëherë ai do të bëhej kampioni absolut, duke rrëmbyer edhe titullin WBC, që mbahet nga Tyson Fury.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sfida e dy boksierëve britanikë

Joshua i ofron miliona Furyt për një duel