Shtetit francez të mirëqenies rrallë i mungon ndonjë gjë, megjithatë vendi ka pësuar të njëjtat problem që ka gjithë bota nga koronavirusi.
Hezitimi për të testuar gjerësisht popullsinë po duket gjithnjë e më shumë si një problem burimesh: Objektivi i qeverisë prej 500,000 testesh në javë deri më 11 maj është një normë që Gjermania, e cila ka raportuar një numër shumë më të ulët të vdekjeve sesa Franca, ka arritur në mars.
Masat e rrepta të bllokimit të Francës, tani shihen si reagim i ngadaltë lidhur me krizën, veçanërisht pasi vendet e tjera tani kanë nisur t’i heqin ato.
Nëse qeveria e madhe është me të vërtetë antidoti më i mirë i krizës aktuale pandemike, si ka mundur që një shtet me atë që dikur vlerësohej sistemi më i mirë i kujdesit shëndetësor në botë, të mos e trajtojë diç duhet Covid-19?
Përveç faktorëve si fati, apo paparashikueshmëria e infeksioneve, francezët duket se mendojnë se problemi nuk ishte ndërhyrja dhe shpenzimet e mjaftueshme të shtetit.
Ideja e përgjithshme se shteti i mungonte burimet financiare ose fuqia e duhur në këtë krizë është bindëse.
Gjermania harxhon saktësisht të njëjtën përqindje të PBB-së së saj në kujdesin shëndetësor si Franca – 11.2%, megjithatë vendi ka shtretër më të kujdesit intensiv, më shumë mjekë dhe më shumë infermierë për frymë sesa fqinji i saj, sipas të dhënave të OECD.
Kjo varet nga vendimmarrja, jo paraja: Në Gjermani, një strukturë e decentralizuar u jep më shumë mundësi vendimmarrjeje shteteve federale. Sistemi nga lart-poshtë i Francës, ndërkohë, bën të kundërtën.
Sigurisht, shumë tepër decentralizimi gjithashtu mund të sjellë problem, si në SHBA.
Tani për tani, pandemia është ende e ashpër, dhe përparësia është me të drejtë kufizimi i kostos njerëzore.
Të gjitha vendet evropiane, përfshirë Gjermaninë, po hartojnë plane të shpenzimeve të urgjencës me mbështetjen e Bankës Qendrore Evropiane dhe Komisionit Evropian, organit ekzekutiv të Bashkimit Evropian.
Por Franca hyri në këtë krizë me një deficit buxheti prej 3% dhe një raport borxh-PBB prej 100%; ajo do të dalë me një deficit prej 9% dhe një raport më afër 130%, sipas ekonomistit Marc Touati.
“Ne do të duhet t’i menaxhojmë gjërat në mënyrë më efikase”, tha Guvernatori i Bankës së Francës Francois Villeroy de Galhau për gazetën e së Dielës, Journal du Dimanche.
Përkthyer dhe përshtatur nga Bloomberg/ konica.al