MENU
klinika

"Makthi i Xi Jinping"

Pse i intereson Kinës shëndeti i presidentit të Koresë së Veriut?

23.04.2020 - 11:43

Pasiguria për gjendjen shëndetësore të Kim Jong-Un është shqetësuese për Presidentin e Republikës së Popullit të Kinës, Xi Jinping.

Spekulimet për gjendjen shëndetësore të diktatorit të Koresë së Veriut janë shtuar edhe më shumë pas përpjekjeve të dështuara nga disa vende për të marrë informacione të besueshme për vendndodhjen e tij.

Kim u pa për herë të fundit duke marrë pjesë publikisht në një mbledhje qeveritare më 11 Prill. Ai nuk mori pjesë në Paradën Kombëtare, në përvjetorin e lindjes së gjyshit të tij në 15 Prill.

Disa pretendojnë se Kim Jong-Un ka koronavirus, të cilin ai e mori nga mjeku kinez që fluturoi për në Korenë e Veriut për të kryer operacione kardiovaskulare.

Të tjerë kanë thënë se ai është në gjendje kome pas operacionit të zemrës që u bë në 12 Prill.

Ndërsa zyrtarët e Koresë së Jugut kanë thënë se ata nuk kanë vëzhguar ndonjë “aktivitet të pazakontë” në Korenë e Veriut, por po përpiqen të marrin më shumë informacione, zhdukja e papritur nga syri i publikut është sigurisht një shkak shqetësimi për Kinën.

Është e qartë se vdekja e papritur e Kim Jong-Un mund të destabilizojë kontinentin aziatik.

Koreja e Veriut është një vend shumë i militarizuar dhe në rast se Kim Jong-Un ndahet nga jeta, vendi mund të bëhet i paqëndrueshëm dhe mund të ketë kaos pikërisht në kufirin kinez me amerikanët.

Me kaq shumë gjëra që po ndodhin në Kinë tashmë, kjo është gjëja e fundit që Xi Jinping do të donte të përjetonte në këtë moment.

Ekonomia e Kinës është goditur rëndë që kur koronavirusi u shfaq dhe u përhap në Wuhan dhe kaosi i mëtejshëm në kufirin e saj do të jetë një pengesë.

North Korea's Kim Jong Un visits China in 1st foreign trip as ...

Ndërkohë, zyrtarët amerikanë thonë se vendi ka një “plan të gjerë emergjence” në rastin e vdekjes së Kim Jong-Un, për të zgjidhur të gjitha problemet që mund të shfaqen në një situatë të tillë.

Zyrtarët më tej thanë se ekziston mundësia e një krize të madhe humanitare brenda Koresë së Veriut.

Kjo mund të çojë në një paqëndrueshmëri të madhe, duke lënë mijëra njerëz pa ushqim dhe eksod masiv të refugjatëve në Kinë.

Më tej pritet që SHBA mund të kërkojë ndihmë nga Kina për të menaxhuar situatën brenda Koresë së Veriut për shkak të afërsisë së dikurshme dhe sfidave të tjera logjistike, me të cilat SHBA mund të përballet në ofrimin e ndihmës humanitare./konica.al

Burimi: Latin Times/ Daily Mail/ Global Times

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja ç'do të ndodhtte me vendin e tij dhe botën

Po nëse presidenti i Koresë së Veriut vdes?

I sëmurë rëndë apo është zhdukur si zakonisht?

Pse e gjithë bota është shqetësuar për Kim Jong-un?