MENU
klinika

"Receta e mamit"

Pulë e pjekur sipas stilit grek me djathë, ullinj dhe domate

06.04.2020 - 17:20

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Koha e gatimit: 25 minuta

Receta per: 4 persona

Pak kalorike, por shuuumë e shijshme ama!

INGREDIENTËT

  • 1 pulë e ndarë në pjesë të veçanta
  • 1 spec jeshil
  • 1 spec i kuq
  • 2 qepë të kuqe të vogla të prera në katërsh
  • 1 patate e madhe e ëmbël e prerë në copa të vogla
  • 150 gram domate qershi
  • 1 limon i prerë në feta rrumbullake
  • 2 thelpi hudhra të copëtuara
  • 1 lugë gjelle spec i kuq pluhur
  • 1 lugë gjelle rigon
  • 3-4 degë trumzë e freskët
  • Kripë, piper për shije
  • ½ filxhan me ullinj të zi (pa bërthamë)
  • 100 gram djathë i bardhë (lope)

UDHËZIMET

  1. Parangrohni furrën në 200 gradë Celsius.
  2. Në një tavë të madhe shtoni mishin e pulës, patatet, specat e prerë në shirita të hollë, qepën e kuqe, limonin, ullinjtë, hudhrën dhe domatet e plota.
  3. I spërkasni sipër pak kripë, piper, rigon, specin e kuq pluhur dhe vaj ulliri.
  4. I përzieni mirë të gjitha bashkë.
  5. I fusni në furrën e parangrohur për 25 minuta.
  6. Më pas e nxirrni tavën nga furra. E spërkasni sipër me djathin e bardhë, vaj ulliri, trumzë dhe shijojeni!