MENU
klinika

"Receta e mamit"

Qofte pule të pjekura. Të shpejta dhe të thjeshta për t’u bërë!

19.04.2020 - 12:27
Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta
Koha e gatimit: 10 minuta

INGREDIENTËT

  • 1 kg fileto pule
  • 1 tufë majdanoz i grirë imët
  • pak kripë, piper i zi
  • 1 qepë e kuqe e grirë imët
  • 2 thelpi hudhër të grimcuara
  • 1 lugë çaji fara kumini

UDHËZIMET

  1. Mishin e pulës do e grini imët në një rende.
  2. Më pas do e kaloni në një tas të madh dhe do i shtoni sipër të gjithë përbërësit e tjerë.
  3. I trazoni me duar dhe krijoni disa qofte përsëgjati.
  4. I vendosni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.
  5. I fusni në frigorifer dhe i lini 10 minuta sa të forcohen.
  6. Ndërkohë ngrohni skarën (elektrike) duke i shtuar shumë pak vaj.
  7. Piqni qoftet për 5 minuta nga secila anë. Ju bëftë mirë!