MENU
klinika

"Receta e mamit"

Qofte të shpejta me kunguj të njomë dhe djathë çedar

24.04.2020 - 15:05

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 30 minuta

Recetaper: 4 persona

INGREDIENTËT

  • 2 kunguj të njomë grirë imët
  • 1 vezë e madhe
  • ½ filxhan me djathë çedar të grirë
  • ½ filxhan me galetë
  • Kripë, piper për shije
  • ½ lugë çaji me qepë pluhur
  • Salcë ketchup për servirje

UDHËZIMET

  1. Parangrohni furrën në 200 gradë. Brenda duhet të jetë tava me një letër kuzhine shtruar.
  2. Pasi i keni grirë imët kungujt, i shtrydhni mirë me dorë për t’i larguar ujin.
  3. I bashkoni në një tas së bashku me vezën, djathin, galetën, qepën, pak kripë dhe piper.
  4. Formoni disa qofte të vogla përsëgjati dhe i radhisni tek tava.
  5. Bëni diku tek 16 copë.
  6. I fusni në furrë të piqen për 25-30 minuta.
  7. Shijojini të ngrohta me ketchup!