MENU
klinika

Plani për muajin Prill

Rama paralajmëron paketën e re shtesë për bizneset mbi 14 milionë lekë

01.04.2020 - 12:18

Bankat e nivelit të dytë kanë rënë dakord me qeverinë për t’u dhënë kredi pronarëve të bizneseve për të paguar pagat e bizneseve që kanë hasur vështirësi ekonomike si pasojë e COVID-19, pa asnjë rrezik pasi shteti del garant.

Një marrëveshje e tillë është arritur ditën e sotme në mbledhjen e zhvilluar online me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe përfaqësuesit e bankave të nivelit të dytë, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Ndërkohë, kreu i shtetit ka njoftuar gjithashtu paketa financiare e prezantuar më herët për të përballuar pasojat ekonomike të COVID-19 do të zgjerohet në muajin prill.

“Me bankat për paketën financiare të luftës; Vënien menjëherë në lëvizje të instrumentit të garancisë sovrane për pagat e punonjësve që nuk shkojnë dot në punë; Zgjerimin e paketës gjatë muajit prill”, shkruan Rama.

Ndërkohë sot hyri në fuqi vendimi i Këshillit të Ministrave për pagesën e papunësisë të ardhur gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore si pasojë e koronavirusit.

Kjo është e vlefshme për të gjitha bizneset, të cilat për vitin 2019 kanë realizuar të ardhura deri në 14 milionë lekë dhe kanë ndërprerë aktivitetin në zbatim të Urdhrave të Ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të dala për këtë qëllim, si dhe duhet të kenë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi fitimin

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Bonus 1000 euro për mjekët, 500 për infermierët që shërbejnë…."

“Kjo është luftë”, Rama: Do mbyllim disko, pube dhe palestra

Rama: Transporti i dedikuar mjekëve

“Nga mesdita nuk ka më autobusë!”


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!