02.04.2020 - 17:08
Receta per: 4 persona
Duhen vetëm 4 përbërës për të realizuar një pjatë me shumë shije.
INGREDIENTËT
- 350 gr pasta fettuçine
- 200 gr djathë parmigiano
- Pak gjalpë
- Kripë, piper i zi
- Ujë nga zierja e makaronave
UDHËZIMET
- Vendosni ujin e fettuçineve të ziejë me pak kripë. Grini parmigianon dhe lëreni mënjanë. Sapo ujë të ziejë, hidhni pastat dhe ziejini 4 minuta.
- Vendosni në zjarr një tigan dhe shkrini gjalpin.
- Merrni me garuzhde ujë nga i pastave dhe përziejeni me gjalpin dhe lëreni mënjanë.
- Kulloni pastat dhe hidhini në një tigan me gjalpin, prisni të marrin shije dhe më pas shtoni dalëngadalë djathin parmigiano duke e përzier dhe duke shtuar gradualisht nga uji i zierjes.
- Kur të jetë krijuar një krem konistent, spërkasni pak piper dhe shërbejini!