MENU
klinika

"Receta e mamit"

Role të mbushura me kërpudha e djathë të tymosur

08.04.2020 - 16:22

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 15 minuta

Receta per: 4 persona

INGREDIENTËT

  • Brumë ëmbëlsirash
  • 1/2 filxhan djathë i tymosur
  • 1 vezë të madhe
  • 2 lugë ujë
  • 5 lugë çaji gjalpë
  • 1/2 filxhan feta kërpudha të freskëta
  • 1/2 filxhan feta kërpudha portobello
  • 1 qepë të njomë
  • 2 lugë çaji trumzë të freskët
  • 1/4 lugë çaji kripë
  • 1/8 lugë çaji piper

UDHËZIMET

  1. Ngroheni furrën në 200°C.
  2. Në një tigan të madh hidhni gjalpin të shkrihet. Skuqni qepën e grirë imët.
  3. Shtoni kërpudhat dhe gatuajini duke i trazuar rreth 5 minuta.
  4. Shtoni pak trumzë, kripë dhe piper.
  5. Hapni brumin e gatshëm dhe brenda hidhni përzierjen e kërpudhave.
  6. Shtoni pak djathë sipër dhe rrotullojeni brumin në role.
  7. Vendoseni në një tavë. Në një tas të vogël, hidhni vezët, pak ujë dhe me një furçë lyeni sipër brumin.
  8. Piqeni deri sa të marrin ngjyrë kafe të artë, rreth 30 minuta.
  9. Para se ta shërbeni lëreni të pushojë për 10 minuta.
  10. Pastaj pritini roletë në copa të vogla dhe shërbejini. Ju bëftë mirë!