MENU
klinika

"Receta e mamit"

Salcë me panxhar dhe arra

25.04.2020 - 10:15
Koha e përgatitjes: 10 minuta 
Koha e gatimit: 10 minuta
Receta per: 4 person

INGREDIENTËT

  • 2 kokrra panxhar
  • 150 gram salcë kosi
  • 50 gram arra të grira
  • 2 fileto pule
  • Vaj ulliri
  • ¼ lëng limoni
  • 2 thelpi hudhra
  • Kripë, piper

UDHËZIMET

  1. Në një tenxhere me ujë zieni panxharin. Më pas i hiqni lëkurën dhe e prisni në kubikë të vegjël.
  2. Ndërkohë një tigan me vaj ulliri skuqni filetot e pulës nga të dyja anët. I shtoni kripë dhe piper. Pasi të jenë skuqur i prisni në copa të vogla.
  3. Në një blender shtoni panxharin, arrat, kripën, piperin, limonin, vajin e ullirit dhe hudhrat. I përzieni për disa sekonda.
  4. Pasi të jetë bërë një salcë kremoze e kaloni në një enë dhe shtoni filetot e pulës me panxharin.
  5. E trazoni me dorë. E lini pak minuta të ftohet në frigorifer dhe salca është gati për t’u shijuar. Ju hap jashtëzakonisht shumë oreksin.