MENU
klinika

"Receta e mamit"

Sallatë fasulesh të bardha me salcë limoni

09.04.2020 - 19:08

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 10 minuta

Receta per: 4 persona

Pjatë freskuese që bëhet gati në pak minuta!

INGREDIENTËT

  • 1 filxhan me fasule të gatshme të gatuara
  • 6-7 pomodorini të ndara përgjysmë
  • 1 qepë e kuqe e prerë në rrathë
  • ½ tufë majdanoz i freskët i prerë imët
  • Për salcën:
  • ¼ filxhan me vaj ulliri
  • 3 lugë gjelle me lëng limoni
  • 1 thelpi hudhër e grimcuar
  • Kripë, piper

UDHËZIMET

  1. Në një tas me madhësi mesatare bashkoni fasulet, domatet e lara, qepën dhe majdanozin.
  2. I përzieni mirë.
  3. Ndërkohë në një enë të vogël veçmas bashkoni të gjithë përbërësit e salcës dhe i trazoni mirë.
  4. Në fund ia shtoni sipër sallatës dhe i trazoni mirë. Sallata është gati për t’u shijuar!