17.04.2020 - 16:57
Receta per: 3 persona
Shija e vërtetë e sallatës në tryezat tuaja!
INGREDIENTËT
- 200 gram pomodorini
- 1 tufë borzilok i freskët
- 1 pako me mozzarella të freskët
- Për marinimin: 3 luë gjelle uthull molle
- pak kripë, piper
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë gjelle lëng limoni
- 1/2 lugë çaji hudhër e grimcuar
UDHËZIMET
- Në një tas të vogël përgatisni salcën duke përzierë gjithë përbërësit e saj.
- Prisni domatet përgjysmë dhe i shtoni në një tas.
- Shtoni mozzarellën dhe gjethet e borzilokut.
- Në fund shtoni salcën, i përzieni të gjitha bashkë dhe sallata është gati!