05.04.2020 - 12:38
20 minuta në total për të ngrënë shijshëm dhe mbi të gjitha shëndetshëm!
INGREDIENTËT
- 2 fileto salmoni
- 4 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë gjelle lëng lime
- Lëkura e grirë e limes
- Kripë, piper për shije
- 1 lugë gjelle mjaltë
UDHËZIMET
- Në një tigan me vaj ulliri vendosni për të skuqur me kujdes salmonin.
- I shtoni kripë dhe piper.
- E lini salmonin të skuqet me përafërsi 4 minuta nga secila anë.
- Ndërkohë në një tas të vogël bashkoni 2 lugë gjelle vaj ulliri, mjaltin, lëngun dhe lëkurën e limes, pak kripë dhe piper:
- Ia shtoni salcën salmonit dhe e përzieni salmonin në të për 1 minutë. Shërbejni menjëherë!